Për një buzëqeshje perfekte që zgjat gjithë jetën. Në klinikën tonë i japim rëndësi jo vetëm shëndetit të dhëmbëve por edhe bukurisë së tyre. Të gjithë ne, e duam të bukurën dhe askush nuk do ta harronte një buzëqeshje perfekte. Stomatologjia estetike perfshin fasetat Emax Veeners, kurorat Emax, kurorat estetike te zirkonit apo porcelanit, si edhe metodat profesionale me lazer te zbardhimit.
Ortodoncia është fusha që merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve të keqpozicionuar në nofull. Për të përmirësuar estetikën dhe funksionin e dhëmbëve tuaj në klinikën dentistanbul mund të zgjidhni; aparat zafir transparent; aparat klasik metalik; aparat lingual; aparate të lëvizshme; INVISALIGN (shinat transparente). Metoda më e fundit në fushën e ortodoncisë.
Mungesa e dhëmbëve, një problem sa estetik aq edhe funksional. Një problem që gjen zgjidhje nëpërmjet implanteve apo urave dentare. Në dentistanbul ofrojmë disa opsione për metodën e zëvendësimit të dhëmbëve nëpërmjet urave apo këllëfeve estetike; METAL PORCELAN; ZIRKON; FULL ZIRKON; FULL PORCELAN.
Ajo që na diferencon janë mjekët tanë të specializuar dhe të aftë për t’ju ofruar çdo lloj shërbimi dentar, edhe në fushën e kirurgjisë orale si; sinus lift; rezeksion apikal; heqja e dhëmbeve të pjekurisë; heqja e dhëmbëve të retinuar; heqja e dhëmbëve për arsye ortodontike apo protezike; heqje e dhëmbëve për shkak të prishjes së parikuperueshme.
Mungesa e dhëmbëve është një problem sa estetik aq edhe funksional. Për një problem të tillë zgjidhja primare që ofrohet në klinikën dentistanbul është implanti. Implanti është një vidë e vogël prej titanium, e cila osteointegrohet në kockë dhe që luan rolin funksional të rrënjës së dhëmbit. Janë të përshtatshëm për të gjithë ata që kanë humbur një dhëmb ose që janë në rrezik të humbjes së tyre. Implanti është një mënyrë e zëvendësimit të dhëmbit më pranë natyrales, e cila bën të mundur zëvendësimin e dhëmbit që mungon pa prekur dhe pa dëmtuar dhëmbët e tjerë. Në klinikën dentistanbul ofrojmë implantet dentare më cilësore zviceriane apo gjermane, me një garanci afatgjatë. Klinika dentistanbul, vendi ku çdo problem i juaji dentar gjen zgjidhjen perfekte.
Terapia përfshin trajtimi e dhëmbeve dhe rrënjëve të tyre duke filluar që nga mbushjet e thjeshta si pasojë e kariesit apo frakturave dhe deri tek trajtimet e dhëmbëve me infeksion apo abcese. Në dentistanbul, në sajë të mjekëve tanë të specializuar, mbështetur në përdorimin e materialeve dhe teknikave të fundit bëhet e mundur që të mos ndjeni asnjë lloj bezdisjeje apo shqetësim pas trajtimit dentar. Tek ne çdo problem dentar gjen zgjidhje.
Protetika është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral nëpërmjet protezave. Në klinikën dentistanbul ofrojmë; proteza totale të thjeshta; protezë parciale e skeletuar; protezë parciale me atashment; protezat elastike ValPlast.
Higjena jo e mirë orale, faktorët gjenetikë apo veset si duhanpirja sjellin formimin e tartit apo cipave dentare. Në sajë të metodave bashkëkohore që dentistanbul ofron si: Detartrazhi thellë me tinguj ultrasonikë; Airflow ; Kyretimi periodontal; Fluorizim; Silantet. Së bashku me këshillat profesionale të dhëna nga mjekët tanë specialistë, arrijmë t’ju sigurojmë një buzëqeshje të shëndetshme dhe një higjienë të mirë orale.