Të udhëtosh dhe të buzëqeshësh. Vizitoni Shqipërinë dhe zbukuroni buzëqeshjen tuaj.

Shqipëria, deri dje shihej nga të huajt si një vend i vogël që nuk ofronte asgjë. Tani duket se është tërheqëse, madje edhe për shërbime cilësore ndaj atyre që as nuk e konsideronin më parë.

Më shumë vizitorë zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë jo vetëm për të shijuar disa ditë pushime në bregdet, mal apo edhe nëpër qytetet e njohura të vendit tonë, por edhe për të përfituar nga shërbimet mjekësore, kryesisht ato dentare. Ata udhëtojnë drejt Shqipërisë për të përfituar shërbime dentare me çmime më të ulëta, krahasuar me vendet e tjera Europiane. Ne në dentistanbul nuk bëjmë asjëherë kompromis me cilësinë dhe garancinë që ofrojmë. Stafi ynë i specializuar në universitetet më të mira Europiane, dhe aparaturat teknologjike të fjalës së fundit janë rekomanduesi ynë më i mirë për çdo lloj asistence në fushën dentare.

Ne përveç se shërbimeve dentare organizojmë edhe ture të shkurtra në mbarë territorin shqipëtar. Qëllimi ynë është që ju të merrni shërbim maksimal dhe cilësor me çmime ekonomike. Disa nga shërbimet që ne ofrojmë për vizitorët e huaj janë:

  • Programin e ditëve të qëndrimit në Shqipëri (bileta, hoteli, programi i vizitave kulturore)
  • Transportet Aeroport-Hotel-Klinikë dhe anasjelltas
  • Asistencë mjekësore dhe turistike gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri
  • Asistencë mjekësore edhe pas largimit nëpërmjet telefonit, e-mail dhe video-telefonatave
Ne ju ftojmë të na kontaktoni për të rezervuar udhëtimin tuaj. Shtëpia e buzëqeshjes dentistanbul ju mirëpret!
Merrni nga Shqipëria dhuratën më të bukur, buzëqeshjen.